Murat Yıldırım dhe Iman Elbani, fillojnë vitin me pushime në Dubai.

Showbiz

Aktori i famshëm Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani, e kanë nisur këtë Vit të Ri, duke marrë kohë për veten. Për pak ditë ata e kanë finalizuar punën intensive të sezonit duke shijuar diellin në Dubai! Aktori është shprehur përmes fotosh, duke treguar  se ky vit i gjen ata të lumtur, me energji të reja dhe të realizuar pas suksesit të bashkëpunimit të tyre në projektin ku ndan bashkë sheshxhirimin por edhe suksesin. Fotografitë e publikuara nga vetë aktori në rrjetet sociale, u pëlqyen në kohë rekord dhe u vlerësuan me komente pozitive nga fansat e dyshes që së fundmi u duartrotikën për bashkëpunimin e tyre të parë. Për shumë aktorë kjo periudhë mund të jetë koha kur punohet me intesitet, por jo për çiftin e dashur i cili ripërtërin energjitë por edhe i gëzohet dashurisë dhe jetës.