Aktori i famshëm Murat Jëlldërëm, i cili magjepsi fansat e tij në rolin e Ramos, i është rikthyer sheshxhirimit, këtë herë me një personazh ndryshe nga sa kemi mësuar ta shohim deri tani. Murat, në bashkëpunimin e radhës, do të ketë në krah aktoren Damlla Sonmez, në një nga prodhimet më ambicioze të sezonit, që do të ketë në qendër një histori heroike për të cilën aktualisht po xhirohet në Stamboll. Njësoj si subjekti edhe emrat e kastit për këtë projekt ngjallën kuriozitet të madh, dhe tani që ata u zbuluan, nuk pritet gjë tjetër veçse të jenë sinonim i suksesit të garantuar. Ardhja në kastin e serialit e Damlla Sonmez, një prej aktoreve më të talentuara të kinematografisë turke, është pritur mjaft mirë nga fansat e të dy aktorëve. Teksa aktualisht po punohet për realizimin e treilerit promovues, Murat dhe Damlla pritet t’i shohim sërish në ekran në fillim të tetorit.