Murat Yildiirim flet për mediat pas muajit të mjaltit

Showbiz

 

654

Aktori i mirënjohur turk Murat Yildirim, i njohur për publikun shqiptar si Kartall tek “Mbreteresha e natës”, është kthyer nga muaji i tij i mjaltit. Ai u martua para dy muajsh me bukuroshen nga Maroku İmane Elbani. Çifti bëri dy dasma një në Turqi e një tjetër në Marok, por për shkak të angazhimeve të tyre të mëdha në fushën e kinematografisë, iu desh të shtyenin muajin e tyre të mjaltit për fillimin e vitit 2017.

Çifti udhëtoi drejt Maldives ku kaloi disa ditë të mrekullueshme. Tashmë, ata janë kthyer dhe janë fotografuar në qendrën tregtare Akmerkez.
“Pushimet mbaruan dhe duhet të vazhdojmë punën” – është shprehur Murat Yildirim. Aktori tashmë vazhdon punën e tij si prezantues i show-t “Who wants to be a millionare?”