Murat dhe Asli fotografohen në spital:Çfarë i ka ndodhur çiftit?

Showbiz

Asli Enver dhe Murat Boz janë fotografuar mbrëmjen e djeshme teksa dilnin nga spitali. Duket se çifti ka kaluar disa orë të gjata në ambjentet e spitalit, pasi edhe nga pamja dukeshin mjaft të lodhur. Megjithatë, nuk dihet ende arsyeja që i ka bërë ata të shkojnë në spital.


Sipas fansave, aktorja dhe këngëtari, do kenë qenë duke vizituar një nga të afërmit e Murat i cili ndodhet në spital. Fakti që çifti dolën të dy nga spitali dhe u larguan së bashku, duket se e konfirmon këtë teori dhe tregon se në fakt asnjëri prej tyre nuk ka patur ndonjë shqetësim shëndetësor.