Murat Dalkılıç shpjegon arsyen e ndarjes nga Hande Erçel

Showbiz

Këngëtari i famshëm Murat Dalkılıç dhe aktorja Hande Erçel ishin në një lidhje prej 3 vitesh dhe fliteshin që do të martoheshin së bashku. Por lidhja e tyre përfundoi në Korrik të këtij viti. I ftuar në programin Red Dot, Murat na shpjegoi arsyet e kësaj ndarjeje.

I pyetur se kush ishte personi që i dha fund marrëdhënies, ai u përgjigj: “Një marrëdhënie përfundon kur edhe pasioni është në përfundim. Ai pasion e mban të gjallë lidhjen. Gjithmonë prioriteti im ka qenë personi tjetër dhe dëshirat e tij.”