Murat Dalkilic dhe Hande Ercel janë rikthyer bashkë dhe kjo gjë dihet tashmë. Por, duket se faza “post pajtimit” qënka goxha akoma më e vrullshme për Murat sesa periudha e tij si single. Vazhdimisht ai shihet në shoqërinë e vajzave të panjohura, duke bërë edhe skena jo fort të përshtatshme nëpër clube të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, është përsëritur e njejta situatë.
Murat ka qenë i shoqëruar nga dy vajza të panjohura për publikun dhe ka qendruar deri në orët e vona të mëngjesit me to. 3 të rinjtë janë parë teksa tregoheshin mjaft të afërt dhe më pas janë larguar së bashku nga lokali ku ndodheshin. Me kaq shumë vajza të ndryshme sa po e shohim Murat, tashmë është kthyer në një quizz gjetja e partneres së tij reale. Pas shumë mujash mundimi për t’u rikthyer me Hande, duket se Murat e ka harruar fare detajin që ka aktoren bukuroshe në krahë dhe vazhdon frekuenton nga një vajzë të re çdo ditë.