Murat Dalkiliç kthehet në personin e vetëm ku Hande mund të mbështetet pas humbjes së nënës!

Showbiz

murat handeee
Siç e dini të gjithë, pak javë më parë aktorja Hande Ercel humbi nënën e saj. Prej kohësh ajo luftonte me sëmundjen dhe shpesh kemi treguar sesi Hande ka sakrifikuar çdo gjë për të qenë pranë saj e për ta ndihmuar sado pak të ëmën. Gjithashtu, para pak, u bë i ditur lajmi edhe për një rilidhje të saj me Murat Dalkiliç. Por, teksa fansat shpresonin ribashkimin, Murat u pa shpesh në shoqërinë e vajzave të tjera të panjohura.

hande ercel 141256PE

Këto detaje, ishin gjëja e fundit që mund të shqetësonin aktoren në situatën e vështirë të cilën po kalonte. Megjithatë, tashmë duket se Murat është sërish i pranishëm në jetën e saj, madje është një ndër personat më të afërt tek të cilët Hande gjen mbështetje. Sipas mediave turke, ai po i qëndron pranë dhe po e ndihmon me aq sa mundet që aktorja të kalojë dhimbjen që po përjeton.