Murat Dalkilic i bën Hande Erçel dedikimin që çdo femër ëndërron të marrë nga partneri!

Showbiz

Çifti i njohur tashmë për të gjithë ne, Hande Erçel dhe Murat Dalkilic janë më të lumtur se kurrë së bashku. Së fundmi Murat dha një koncert dhe dihet se fansja më e zjarrtë e tij është Hande. Edhe pse përpara tij ishin mijëra fansa që donin qoftë edhe 1 sekondë vëmendje, ai ishte totalisht i fokusuar tek aktorja bukuroshe.
Në mes të koncertit ai i dedikoi asaj një këngë duke e parë në sy e duke i puthur duart. Por romanticiteti i tij nuk mbaron me kaq! Në llogarinë e tij të Instagram, këngëtari ka publikuar një foto ku shkruan:


“Edhe në momentin që kam para syve këngët më të bukura, unë të shoh ty! Je lulja më e bukur që kanë parë sytë e mi. Të kam shkruar një, por do të shkruaj edhe 1000 tekste të tjera për ty! Të dua!”
Pas këtyre fjalive jemi të sigurt që çdo vajzë që i lexon do donte të ishte në vendin e Hande Erçel!