Murat Boz rrëfen për Asli Enver: «Prisja me dëshpërim vetëm një telefonatë…»

Showbiz

aslimurs.jpg

Edhe pse kanë vendosur të qendrojnë sa më të rezervuar dhe jashtë syrit të publikut të gjërë, Murat Boz ka rrëfyer se periudha e ndarjes nga aktorja e “Nusja nga Stambolli” ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së tij. “Prisja me dëshpërim vetëm një telefonatë…” – ka treguar Boz. Megjithatë, ai nuk është ndalur më shumë se kaq duke theksuar edhe njëherë faktin se marrëdhënia e tyre do të mbahet larg kamerave.
Asli Enver dhe Murat Boz u rikthyen së bashku pas 6 muajsh të ndarë. Ata mbyllën çdo komunikim me njëri-tjetrit, duke refuzuar kategorikisht të prononcoheshin për mediat.

aslimemiura.jpg