Murat Boz: “Interpretuam kaq mirë sa ende vazhdojmë të ngatrrojmë mendjet e njerëzve”

Showbiz

Murat Boz gjithmonë ka mohuar ekzistencën e një personi të veçantë  në zemrën dhe jetën e tij. Këngëtari dhe aktori 44-vjeçar ka bërë së fundmi një deklaratë në lidhje me thashethemet e dashurisë që për një kohë të gjatë përfshin emrin e tij dhe atë të aktores së famshme Tuba Büyüküstün. I ftuar në një program ai është pyetur sërish për raportin e shumëdiskutuar mes tij dheBüyüküstün.

Sigurisht që skenat intime që xhiruam së bashku  në projektin ku ne ndanim së bashku profilet dhe jetët  personazheve tanë, nuk ishin të lehta, por kjo nuk do të thotë se ne na lidh diçka emocionale dhed intime në jetën reale. Dua ta sqaroj publikun për të fundit herë për këtë çështje: Ajo që patë në ekran ishte një interpretim tërësisht artistik. Ne interpretuam mirë aq sa duket se vazhdojmë ende të ngatrrojmë mendjet e njerëzve. Unë dhe Tuba nuk kemi qenë kurrë të dashur. Jemi miq shumë të mirë! Në atë ekip ekzistonte  një shoqëri dhe bashkëpunim i  rrallë. Ka kaluar shumë kohë me diskutimin  e kësaj teme, është koha ta lem të shkojë…