Murat Boz flet pas ndarjes me Aslin për marrëdhënien e tij me Tuba Buyukustun!

Showbiz

Këngëtari i famshëm, Murat Boz, por edhe aktori i disa filmave artistikë, si ato me titullin “Vëllai im”, së fundmi është angazhuar për herë të parë në një serial televiziv dhe ka në krah një aktore të suksesshme si Tuba Buyukustyn.

Besojmë ju kujtohet që vetëm pak kohë më parë, një darkë jashtë sheshxhirimit, u bë shkas për hamendësimin e një romance mes të dyve. Lajmet u përhapën me shpejtësi në shtypin rozë, por me sa duket, nuk kanë qenë të vërteta.

Në daljen e tij të fundit, Murat Boz ka sqaruar se ata të dy janë thjesht kolegë dhe miq të mirë, por asgjë më tepër. Po ashtu, këngëtari u shpreh i emocionuar për këtë projekt të rëndësishëm në karrierën e tij.

Teksa karriera e Murat njeh vetëm rritje, në aspektin personal duket se ende nuk po gjen qetësinë dhe dashurinë pas ndarjes me Asli Enver.