Murat Boz: «Do të mbani përgjegjësi ligjore për këtë…»

Showbiz

muratligj

Murat Boz duket se nuk i ka pritur aspak mirë lajmet që qarkullojnë për të në portalet turke. Pas ndarjes nga Asli Enver, aktori dhe këngëtari i njohur ka qenë shumë i diskutuar për jetën e tij private. Fillimisht u tha se u nda me aktoren e “Nusja nga Stambolli” për shkak të familjes, më pas se u rikthye me ish të dashurën etj. Sipas Murat Boz, shtypi e ka ekzagjeruar ndaj ai ka njoftuar avokatin e tij për të çuar këtë çështje deri në fund.

“Për të gjithë ju keni interest për jetën time aq sa të shkruani vetëm gënjeshtra, ju them se duhet të mbani përgjegjësinë që ju takon para avokatit tim” – shkruan Boz në një story të tij në instagram.

murat boz 150142EC