Murat Boz dhe Rıza Kocaoğlu bashkë jo vetëm në sheshxhirimin por edhe gjatë pushimeve!

Showbiz

Murat Boz dhe Rıza Kocaoğlu kujtohen me interpretimet e tyre në sezonin e parë të serialit mbreslënës “Rruga e Ullinjve”, ku respektivisht ata interpretonin personazhet e Toprakut dhe Fikretit. Duket se dy aktorët e famshëm nuk ishin vetëm bashkëpunëtor të mirë, por edhe miq shumë të mirë. Teksa sezoni i pushimeve të verës ka troikitur dhe personazhet e famshëm kanë pushtuar rrjetet sociale me fotot e tyre sensuale gjatë pushimeve, së fundmi edhe këngëtari dhe aktori i njohur Murat Boz 44-vjeçar dhe Kocaoğlu, 45 vjeç, kanë bërë të njëjtën gjë duke shpërnarë në llogaritë e tyre në instagram foto nga pushimet  ku duken tepër të këndshëm krah njëri-tjetrit. Në pak minuta ata fituan admirimin e ndjekësve me postimet e tyre.

Disa prej fansave komentonin se ata të dy dukeshin  sikur të ishin të përzgjedhur për një garë muskujsh. Ndërkohë që disa përdorues të rrjeteve sociale i cilësuan postimet e dy aktorëve të famshëm si “muscle show”, disa të tjerë nxorrën në pah faktin se ndërsa në verë femrat fillojnë të humbasin peshë përmes dietave të tyre, meshkujt nga ana tjetër  shfaqin fizikun e tyre të përmirësuar gjatë muajve të verës falë  ushtrimeve dhe palestrës. Shpesh pamjet në formë fizike mbreslënëse të të famshmëve në plazhe, bëhen shkas për biseda dhe debate të shumta në rrjetet sociale.

Në këtë rast, fotografitë e këtyre dy aktrorëve shumë të dashur për publikun fituan vlerësim maksimal, por ajo për të cilën ata u përgëzuan më tepër nga fansat ishte ruajtja e raportit të mirë dhe miqësia e tyre edhe jashtë sheshxhirimit.