Aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli” Asli Enver dhe këngëtari Murat Boz, po e shijojnë më së miri kohën bashkë. Çifti vendosi t’i japë një shans të dytë marrëdhënies së tyre, pas disa muajsh ndarjeje. Këtë herë, gjërat duket se po funksionojnë vërtet dhe ndoshta shumë shpejt mund të kemi një dasëm.Edhe përpara ndarjes së tyre në fakt ata u përfolën për një dasmë të mundshme.
Megjithatë, tashmë nuk kanë ndërmend të zbulojnë më tepër rreth planeve të tyre. Ata kanë pranuar të flasin dhe të pohojnë vetëm faktin sesa të dashuruar dhe të lumtur janë. Por, përsa i përket martesës, kanë vendosut të mos japin asnjë detaj. Gjërat do të bëhen publike vetëm pasi të ndodhin dhe nëse ndodhin.