Për çdo personazh të familjes mbretërore ka një interes të jashtëzakonshëm në publik. Këtë herë bëhet fjalë për Kate Middleton dhe për një shenjë rreth 7 centimetra që ajo ka në anën e majtë të kokës.
Kate ka arritur ta mbulojë shumë mirë atë, por burime pranë pallatit mbretëror kanë zbuluar se kjo është shenjë e mbetur nga një operacion shumë i vështirë që Middleton ka kryer në fëmijëri.“Shenja vjen si pasojë e një operacioni në fëmijëri’-ka thënë zëdhënësi për “E! News”. Ende nuk ka një shpjegim me detaje por mendohet se bëhet fjalë për një operacion të kryer për heqjen e një nishani në kokë.