Prindërit e yllit të muzikës botërore, Beyonce janë ndarë në vitin 2011. Historia e divorcit të Tina Knowles Lawson dhe Mathew Knowles, bëri bujë në media, pasi Beyonce edhe pse ishte në moshë të madhe e ka përjetuar shumë keq. Këngëtarja shpesh është shprehur se do të dëshironte shumë që të shihte sërish familjen e bashkuar. Me sa duket ja ka dalë.
Në koncertin e fundit me Jay-Z ajo ka pasur në publik dy prindërit e saj, të cilët për hatër të së bijës kanë qëndruar bashkë gjatë gjithë kohës. Gjithashtu ata kanë publikuar edhe foto nga momentet dhe shkrimet që kanë lënë mbi foto janë shumë emocionues. “E dashuroj të shoh këtë pamje. Babai me të bijën,”-shkruan në mbishkrim, Tina Knowles, në foton ku shfaqet Beyonce me të atin. “Këtë fundjavë kisha mundësinë të shpenzoja kohë me familjen time në një nga shfaqjet më të bukura të dhëna ndonjëherë”,- shkruan i ati në fotot ku shfaqet me të bijën dhe ish-bashkëshorten.