Mund të ketë çdo gjë, por Meghan Markle vendos që të kujdeset vetë për…

Showbiz

meghan make

Meghan Markle prej 2 muajsh është zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore dhe ajo tashmë duhet të përshtatet me ndryshimet në jetën e saj. Deri tani Meghan duket në rrugën e duhur, për të qenë një Dukeshë e pëlqyer si kunata e saj, Kate. Për Meghan-n këtë periudhe ka kuriozitet për të mësuar më shumë rreth saj. E thjesht, plot stil dhe elegancë, në çdo dalje publike, Meghan tërheq vëmendjen. Përveç veshjes, që nga dasma që u shfaq pothuajse pa grim fare, tashmë Meghan është ikona e thjeshtësisë.

meghan grim

Madje nuk e dimë nëse ju kishte shkuar në mendje, por ka raste kur Meghan e bën vetë grimin. Të paktën, disa herë. Dukesha e Sussex-t, ka pasur një javë shumë të ngarkuar pasi ka zhvilluar së bashku me Harry-n, turin e parë në Irëland. Sigurisht që Meghan në tur është shoqëruar nga grimierja personale, por në disa raste ajo ka preferuar ta bëjë vetë makeup-in.