Muharrem Hoxha na tregon ç’bën mëngjes, drekë, darkë

Showbiz

Muharrem Hoxha është padiskutim një nga emrat e mëdhenj të humorit shqiptar. Me humorin e tij ai ka bërë të qeshin shumë shqipëtarë. I ftuar në nje emision, ai foli për rolet e tij.

Në telekomedinë “Fjalëkryqi”, në të cilën aktor kryesor ka qenë Sejfulla Myftari, Rrema shfaqet në një moment teksa dhunohet nga e shoqja në rol, pasi nuk mund të gjenin dot përgjigjen e fjalëkryqit që po plotësonin.

Kjo skenë mbahet mend për pyetjen e famshme, “ç’bën mëngjes, drekë dhe darkë”.

E pyetur në lidhje për këtë skenë, Rrema tha se dhuna është ushtruar me të vërtetë, duke shtuar me humor se aktorja inatin që mund të kishte me burrin ja nxori atij.

“Ne e bëmë si sikur, por nuk doli mire. Më tha regjisori  dy minuta është, por në fakt aktorja të gjithë inatin me burrin e vet ma nxori mua”, u shpreh Rrema.