Muaji i fundit i shtatzënisë, aspak i lehtë për Fahriye Evcen!

Showbiz

bukurahhs
Fahriye Evcen është futur zyrtarisht në muajin e 8-të të shtatzënisë. Siç kemi treguar dhe më herët, aktorja muajin e shkuar ka qendruar gati një javë në spital për shkak të disa komplikacioneve. Pasi doli nga spitali, Fahriye dhe Burak kanë treguar se situata është normalizuar.

fahriye evce 095541HG

Megjithatë duket se Fahriye është mjaft e shqetësuar gjatë kësaj periudhe dhe është parë 3 ditë me rradhë teksa shkonte në spital për të bërë kontrollet e nevojshme. Kjo ka bërë të gjithë të mendojnë se ndoshta situata nuk është edhe aq e qetë sa çifti duan të na bëjnë të besojmë. Gjithsesi, ne shpresojmë që çdo gjë të jetë sa më mirë dhe së shpejti të shikojmë bebin e tyre të vijë në jetë.