Mozzik zyrtarisht pjesë e kompanisë që përfaqësonte Michael Jackson!

Showbiz

mozik dtl 23
Pas shumë peripecish që ka hasur këtë vit me muzikën e tij, Mozzik më në fund i ka dhënë zgjidhje problemeve. Siç ka bërë me dije, tashmë reperi është pjesë e “Sonny ATV Germany”. Kjo shtëpi diskografike është një nga më të mëdhatë në botë. Në menaxhim të saj kanë qenë dhe janë yje të muzikës botërore, ndër ta: Lady Gaga dhe Michael Jackson.

mozzikkk sony

Prej kohësh reperi është zhvendosur me parteneren e tij Loredana në Gjermani, ku të dy kanë vazhduar karrierën muzikore. Loredana ka qenë prej disa kohësh pjesë e kompanisë në fjalë, por tashmë edhe këtë sukses e ndan së bashku me partnerin e saj. Kujtojmë se Mozzik ka qenë pjesë e “On Records”, por pas largimit prej tij pati shumë probleme me muzikën e tij. Kompania në fjalë madje e ndaloi reperin të interpretonte këngët e prodhuara prej tyre.