Mozzik ka treguar shpesh se ka kaluar një jetë të vështirë, por megjithatë ja ka dalë mbanë të bëjë realitet ëndrrat e tij. Së fundmi Mozzik ka zbuluar disa të pathëna për jetën e tij që lidhen me arsimimin. Me anë të opsionit “Ask me a question”, reperi ka treguar se ka filluar të merret me muzikë që në shkollë fillore. Ai ka zbuluar se ka vetëm 8 klasë shkollë, por mendon që më mirë do të ishte të kishte dhe arsimin e lartë.
Kur dikush nga ndjekësit e ka pyetur nëse është më mirë me apo pa shkollë, ai u përgjigj: “Më mirë me shkollë normal, por fatkeqësia më e madhe është se në Kosovë me diplomë të fakultetit duhet të mbash blloqe dhe kova me llaç”. Gjithashtu ai u ka premtuar fansave të tij se shumë shpejt do të publikojë një album me muzikë cilësore. Mozzik tashmë është i martuar dhe baba i një vajze të quajtur Hana.