Mozzik vendos të bëjë pjesë të albumit të ri, personin më special që ka…

Showbiz

muzikiks

Mozzik është bërë baba për herë të parë dhe pavarësisht se shumicën e kohës ia dedikon vajzës së tij, Hanës, asnjëherë nuk e ka lënë pas dore muzikën. Së fundmi ai solli një bashkëpunim shumë të suksesshëm me bashkëshorten e tij, Loredanën, por mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Reperi ka publikuar një foto në ‘Instagram’ me një dedikim të gjatë ndaj muzikës, ku dhe ka paralajmëruar për një album të ri.

mozz inst

“Muzikë. Të fala shumë, të fala gjysmën e rinisë, ndonjëherë më shumë sesa ‘duhet’. Fillova me ty shumë i ri, të dhashë atë meriton dhe po më jep atë që meritoj. Sado rrugët u munduan të na ndajnë, e gjeta rrugën të jem prapë me ty. Zoti më fali jetë/ Jeta më fali emocione/ Emocionet më krijuan art/ Arti u kthye në muzikë. Muzikë, të kam të vetmen “drogë” që marr. Të ka ardhur koha për album”, ka shkruar reperi. Mirëpo surpriza nuk mbaron me kaq. “Mozzik, mirë do ishte të bëje një këngë për vajzën tënde”, i ka shkruar një nga ndjekësit, e ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se kënga për Hanën ka mbaruar dhe është pjesë e albumit. Duke parë suksesin e projekteve të Mozzik, me siguri dhe ky album do pritet shumë mirë nga fansat e tij.