Mozzik uron për ditëlindje gruan më të rëndësishme për të, nuk është Loredana!

Showbiz

Reperi Mozzik ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për ta uruar për ditëlindje gruan më të shtrenjtë për të.
Bëhet fjalë për nënën e tij e cila sot feston ditëlindjen, e me këtë rast ai e ka uruar me një foto ku ajo e ka në krahë vajzën e tij Hanën.
“Urime ditëlindjen mbretëresha ime, nëna ime”, ka shkruar Mozzik pranë fotos.
Kohët e fundit ka pasur zëra se ai dhe Loredana i kanë ftohur raportet, e dyshimet u shtuan kur ai nuk e uroi publikisht me rastin e ditëlindjes.