Për reperin Mozzik ky vit ka qenë i mbushur plot me ndryshime. Largimi nga labeli ku ishte pjesë bëri shumë bujë për shkak të akuzave dhe kundër akuzave që i përballën në dyert e gjykatave. Kohët e fundit ai ka bërë të ditur se do të bëjë ndryshime të mëdha në karrierë dhe surprizat për fansat do të vijnë së shpejti.
Ajo çka i ka çuditur të gjithë ditën e sotme ka qenë një njoftim që ka publikuar duke zbuluar se do të ndalojë ‘së ndjekuri’ gjithë miqtë e tij, fansat dhe familjarët në rrjetin social ‘Instagram’.Ka pasur nga ata që nuk e kanë marrë seriozisht këtë deklaratë, por Mozzik nuk vonoi që ta bëjë realitet.
“Shoqëria dhe kolegët për mua nuk janë ‘instagram’. I kam në jetën e përditshme dhe i respektoj! Fansat i kam pasur edhe kur nuk ka qenë ‘instagrami’. Dëgjohemi në shtator”,-ka shkruar reperi pas vendimit që mori.
Mozzik nuk ka zbuluar shumë, por ka premtuar ndryshime të mëdha në muzikën e tij dhe karrierë. Mesa duket gjithçka do të zbulohet në shtator.