Muajin e kaluar, Mozzik publikoi këngën “Madam”, një këngë e dedikuar totalisht të dashurës së tij Loredana Zefit. Kënga u bë menjëherë hit, por ajo u fshi papritur nga YouTube, pasi ish-menaxherët e këngëtarit pretendonin se beati-in e këngës e kishin prodhuar ata. Pas kësaj, nisën sërish akuzat nga të dyja palët, të cilët aktualisht janë në një betejë ligjore pas shkëputjes së kontratës së Mozzik dhe Getinjo me “OnRecords”. Gjithsesi, “MADAM” është rikthyer sërish dhe lajmin e mirë Mozzik e ndau me të gjithë fansat nëpërmjet një InstaStory.