Mozzik mbrëmjen e kaluar me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, ka zbuluar se shumë shpejt, në muajt shtator, tetor ose nëntor do të publikohet albumi i parë i plotë i këngëtarit, i cili do të përmbajë në total 18 këngë. Rreperi ka treguar se 3 prej tyre do t’i sjellë shumë shpejt për të gjithë ndjekësit e tij, në mënyrë që ata të shijojnë muajt e nxehtë të verës me to. Reperi ka zbuluar se një prej produksioneve muzikore është një bashkëpunim me Luciano dhe titullohet ‘Pinocchio’, ndërsa partnerja e tij, Loredana nuk ka ngurruar të shtojë se kjo është kënga e preferuar e saj.