Ditën e sotme Mozzik feston 23-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale për të, reperi nuk ka pritur urimet e tjerëve, por ka vendosur të falenderojë Zotin dhe çdo person që i ka qëndruar afër gjatë këtyre viteve. Ai ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël, në të cilën shihet Mozzik bebe i sapolindur përkrah të ëmës dhe të atit.
“Sapo mbusha 23 vite! Zoti im i madh të jam falenderues për çdo frymëmarrje deri sot, e çdo të mirë në jetë që zuri vend, e do vazhdoj kështu inshallah edhe shumë vite të tjera. Faleminderit familjes qe më dhanë “kohë” e jo rrahje/dajak që t’i bëj krenar me punën time. Faleminderit gruaja ime për dashurinë e respektin e sinqeriterin ndaj meje, që çdo ditë e më shumë vetëm po rritet. Shoqëri e dashur, faleminderit për çdo të mirë që më ofruat çfarëdo që ka qenë..ju jam falenderues. Fansa..ndihem i fyer t’ju quaj fansa sepse vërtetë keni krijuar një vend të madh në zemrën time, vërtetë jeni me mua në çfarëdolloj situate, faleminderit! Gëzuar për mua”, – ka shkruar Mozzik bashkangjitur fotografisë.