Motrat Olsen nuk janë binjake

Showbiz

241388.jpg

Kush i ka ndjekur për vite me radhë gjatë karrierës së tyre të gjatë në kinematografi, do të mendonte se motrat Olsen janë identitike. Ndonëse motrat nuk janë prononcuar në këtë drejtim, një fakt tronditës është hedhur në dritë ditët e fundit për mediat.

Ato nuk janë binjake siç ne i kishim menduar. Mary Kate dhe Ashely Olsen, binjaket identike të filmave të fëmijërisë, nuk janë binjake identike gjenetikisht.

Bukuroshet që tani janë përqendruar në karrierën e tyre në botën e modës dhe përpiqen të rrinë sa më shumë larg vëmendjes mediatike, kanë qenë shumë të hapura ndaj këtij informacioni, gjatë gjithë jetës së tyre.

Ato janë thjesht dy motra binjake jo identike. Për tipat shkencorë, kjo do të thotë që në vend që të ishin një vezë që fertilizohet nga një spermatozoid dhe ndahet më dysh gjatë fekondimit, ato kanë qenë dy vezë të ndryshme, secila e fertilizuar nga dy spermatozoidë të ndryshëm. Kështu që shanset që ato të dukeshin identike ishin shumë të ulëta.