Motra shpërthen sërish kundër Meghan-it: ‘Ajo nuk është njeri!’

Showbiz

megg
Skandalet në familjen mbretërore britanike vazhdojnë nga dita në ditë. Dje ka qenë motra e Meghan Markle që në një intervistë për “Mirror” ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Dukeshës së Sussex-it. Ajo e ka quajtur Meghan-in “jo njerëzore” dhe për më tepër “grykëse, arrogante dhe humane të shtirur”.Jo vetëm kaq, por 53-vjeçarja ka thënë se Meghan sikurse përjashtoi të atin nga jeta e saj shumë shpejt të njëjtën gjë do të bëjë edhe me Princ Harry-n.

meghan motra

Këto deklarata të forta të Samantha Markle, gjysmë-motrës së Meghan Markle erdhën pasi dy ditë më parë babi i tyre tregoi në një intervistë se ai vazhdonte të ishte “i padëshiruar” për familjen mbretërore.Ai tha se mes tij dhe princ Harry-t ka pasur një bisedë telefonike, pas fotove që u publikuan në media e që thuhej se ishin bërë me porosi të Thomasit prej të cilave ai fitoi 125 mijë dollarë. Ishin disa foto të thjeshta, por princi e kishte paralajmëruar vjehrrin e tij që të mos kishte asnjë kontakt me shtypin.Pikërisht ky distancim që po i bëhet babait të tyre, ka nxitur zemërimin e gjysmë-motrës së Meghan Markle, e cila sa herë që gjen hapësirë shpërthen ndaj saj.