Samantha Markle u shfaq në Pallatin Mbretëror e paftuar, me kërkesën për të folur me motrën e saj Meghan Markle, por rojat e sigurisë e kanë kthyer mbrapsht.Samantha Markle dëshironte të përmbushte premtimin që kishte dhënë disa kohë më parë, ndaj u shfaq krejt papritur në shtëpinë e Meghan Markle për t’u përballur me të motrën, por nuk ia doli. Burime që kanë qenë pranë pallatit, tregojnë se ajo madje po studionte vendin dhe tentoi disa herë t’iu ”shpëtonte” rojeve, por asnjë përpjekje nuk rezultoi e suksesshme.Për fat të keq, asgjë nuk shkoi siç kishte shpresuar ajo, sepse sigurimi në Pallatin Kensington nuk e lejoi.
Përfundimisht, ajo vendosi të largohej, pasi i la një shënim në dorë një oficeri sigurie.Siç është raportuar edhe më herët, Samantha u ka dërguar një letër zyrtarëve të pallatit duke kërkuar një takim kokë më kokë me motrën e saj. Ajo tha se donte të fliste me dukeshën e Sussex-it për babanë e tyre, Thomas Markle, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Letra mbeti pa përgjigje dhe për këtë arsye, motra e e Meghan fluturoi në Londër me një plan për t’u përballur me të në oborrin mbretëror.