Motra e Meghan promovon librin që do «rrënojë» dukeshën!

Showbiz

meghan samantha
Motra e Meghan Markle e ka vendosur që t’ja nxjerrë bojën dukeshës. Nëpërmjet deklaratave të njëpasnjëshme ajo ka treguar fakte lidhur me jetën e Meghan, të cilët na kanë habitur të gjithëve. Lexuesit janë ndarë në dy pjesë, në ata që mendojnë se Samantha ka të drejtë dhe në ata që mendojnë se ajo e bën thjesht për vëmendje. Kohët e fundit Samatha ka qëndruar në heshtje dhe daljet e saj publike i ka rralluar.

meghan duchess of sussex attends a reception hosted by the news photo 1052422790 1541872944
Një nga arsyet përse Samantha nuk ka folur shumë për motrën e saj është sepse ajo është duke punuar për një libër që do të dalë në kohën kur Meghan Markle do të lindë. Samantha tregoi për “Daily Star” se libri i saj, i titulluar “Në hijet e dukeshës”, për të cilin tha se përfshin gjithçka dhe se bota nuk e njeh të vërtetën e plotë, do të flasë për mënyrën se si ajo është sulmuar në internet dhe ka marrë kërcënime me vdekje që kur motra e saj u bë pjesë e familjes mbretërore.