Motra e Demi Lovatos përlot të gjithë me urimin që i bën për ditëlindje!

Showbiz

lovato
Prej një muaji e gjithë bota i ka sytë nga Demi Lovato e cila kaloi një moment të vështirë në jetën e saj pasi u gjet pa ndjenja në shtëpi pas një overdoze. Ditën e djeshme këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj të 26 dhe mesazhi më i bukur i ditëlindjes ka qenë prej motrës së saj. Madison De La Garza ka falenderuar Zotin që për fat të mirë motra e saj sot është gjallë dhe arriti ti mbijetojë gjendjes së vështirë. Pa të dhe ndihmën e mjekëve ajo sot do të qantë, por të gjithë po gëzojnë sepse Demi arriti të mbijetonte. Madison sot 16 vjeç ka publikuar një foto të saj dhe Demit në fëmijëri bashkangjitur së cilës ka shkruar.

“Sot mund të ishte dita më e keqe e jetës sim por në fakt për fatin e mirë faleminderit Zotit po e festojmë. Falenderoj doktorët, stafin e Demit dhe këdo në botë që na ofroi mëbshtetjen. Pa këta njerëz unë nuk do mund ta kisha sot motrën time. Sa do doja që të gjithë ti shihnin gjërat e vogla që ajo bën, si për shembull si lëviz fytyra e saj kur thotë disa fjalë të caktuara, apo kur më kalon flokët mua pas veshëve gjatë kohës që po përpiqem të fle, sepse për këto gjëra ndjej të them faleminderit sot. Duken kaq të parëndësishme por këto gjëra të vogla e bëjnë atë të jetë motra ime, jo një knëgtare, jo një personazh i njohur dhe padiskutim jo ajo që përshkruajnë mediat. Ajo është një bijë, një shoqe, dhe motra ime e madhe dhe jam kaq shumë e lumtur që sot mund ti them: Gëzuar ditëlindjen!”.,- shkruan motra e Demi Lovatos në Instagram .