Motra e Aurela Gaçes aktore në New York; nuk kishte si të mungonte dedikimi i këngëtares

Showbiz

blertaaurelagace

Blerta Gaçen njihet jo vetëm si motra e Aurelës në shqipëri por dhe si këngëtare. E kemi parë disa herë në këngën magjike, por prej vitesh tashmë I mungon spektaklit shqiptarë.

Por ditën e djeshme më në fund arritëm të mësonim dicka rreth jetës së saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe për motrën e Aurelës, e shohim si aktore teatri në Neë York. Suksesi nuk mundon në familjen Gaçe!!

Ja postimi i plotë i Aurelës: “Blerta, edhe një herë, motra nuk ishte në sallë të ndiqte nga afër një tjetër rol tëndin në teatër. Doja të isha jo thjeshtë për mbështetjen që jep familja, por për të ndjerë e prekur pasionin tënd më të madh, Teatrin. Jam shumë krenare për ty motra ime….je e vetme mes Neë York-ut dhe lufta jote, këmbëngulja, puna jote, të përballuarit të jetës, jo të lehtë në emigrim, mua më bën të jem një motër krenare! Ishe shumë e vogël kur më tregoje se ëndrra jote ishte të aktroje në Teatër dhe të të shoh duke e bërë, unë gëzoj njësoj si të jem duke realizuar ëndrrat e mija. Të do motra shumë!”