Motër apo vëlla për Adian e vogël, profecia ndodhi dhe mami Floriana Garo është në pritje të një …

Showbiz

Largimi nga Shqipëria dhe zhvendosja në Zvicër ku tashmë administron dy biznese të sajat, e larguan Floriana Garon nga televizioni, por jo nga kontakti me ndjekësit dhe fansat e saj. Floriana është vazhdimisht aktive në rrjete sociale, ku edhe ndaj vazhdimisht fotografi nga pushimet apo jeta e përditshme. Njëlloj si në shtatzëninë e parë, Floriana është treguar e kujdesshme me ekspozimin e barkut të rrumbullakosur dhe ia ka dalë mbanë të fshehë çdo indicie nga shtypi dhe portalet derisa dje vendosi të na tregojë vetë disa gjëra nga pritja e ëmbël. E veshur me një fustan me motive floreale (lulesh), e bukur dhe rrëzëllitëse si gjithmonë, mami Floriana e pranoi me plot gojë që bebi nr.2 është…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on

“Në pritje të një djali të vogël”, shkruan Floriana, teksa shihet e buzëqeshur, ndërkohë që zbulon se është gjashtë muajshe shtatzënë.