Ideja për një fustan të tillë ishte e saj, ndërsa realizimi ishte i Joni Peçit. Kanë kaluar pothuajse 3 vite nga ajo kohë dhe së fundmi të njëjtën ide e kemi parë në një nga firmat më të njohura të modës.
Në veshjet e ‘Moschino’ kemi parë një stil të ngjashëm me atë të këngëtares shqiptare, por të realizuar në formën e printit me ‘CD’. Kjo duhet të jetë një rastësi shumë e bukur, por duhet pranuar se Aurela është gjithmonë një hap përpara.
Së fundmi me këtë veshje është parë edhe këngëtarja shqiptare me origjinë botërore, Bebe Rexha.