“Mos u ndikoni nga kritikat”; Brunilda Lahe ka një mesazh për nënat e reja

Showbiz

E ftuar në një emision, Brunilda Lahe bëri disa rrëfime mbi eksperiencën e saj si nënë e re, kënaqësite e jashtëzakonshme që të jep mëmësia por edhe vështirësitë e mëdha. Të gjithë duan të japin një mendje, por ndonjëherë ato që duken si këshilla pa të keq, mund të bëhen paksa të tepruara.

Bruna tha se ndërhyrje të tilla, si për shembull ato që lidhen me veshjen e vajzës, e kanë lodhur ca. Ndaj dhe ajo i kërkoi nënave që janë në situatë të ngjashme të mos ndikohen nga kritikat.

“Tani e kuptoj dhe iu kërkoj ndjesë të gjitha shoqeve të mia që iu kam thënë ‘pse keni vepruar kështu e nuk veproni në këtë mënyrë me fëmijët tuaj’, kur unë thjesht kisha lexuar një faqe libri”, tha ajo, ndërsa nuk mbajti dot lotët teksa pranoi se kjo ishte hera e parë që e kishte lënë vajzen vetëm, duke treguar se kjo periudhë e ka bërë edhe më shumë të ndjeshme.