Prej disa javësh Seldi kishte njoftuar që do të vinte me një këngë të re në bashkëpunim me vajzën e Sabianit, Keisi Medini. Kënga më në fund është publikuar së bashku me videoklipin. “S’ka dashni”, mban titullin bashkëpunimi i parë i Seldit dhe Keisit dhe debutimi i parë në muzikë i modeles bukuroshe. Tekstin duket se e kanë shkruar vetë Keisi dhe Seldi, ndërsa disa nga fjalët që këndon ky i fundit janë:
“S’të kam tradhtuar/ A jam duke të munguar/ Thuaj ku je të vij/ T’ia nisim nga e para/ Jeta është shumë e shkurtër/ S’ia vlen të bëjmë gara”. Menjëherë vijnë edhe reagimet e ndjekësve të Seldit, të cilët duket se po e marrin hitin e tij të ri si një “diss” për ish-të fejuarën, Mimoza Shkodra. Kur folën për ndarjen e tyre u treguan shumë të përmbajtur dhe thanë që u ndanë me kompromis dhe gëzonin respekt për njëri-tjetrin. Gjithashtu ndiqnin njëri tjetrin në instagram, por mesa duket marrëdhënia është ftohur sepse tani nuk janë më “miq” në këtë rrjet social.