Drake është padiskutim reperi më i mirë i momentit i cili ka thyer çdo rekord të mundshëm. Këtë e tregojnë fare mirë sukseset e tij të njëpasnjëshme dhe kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për hitin “In My Feelings”, por edhe për jetën sentimentale. Ai është përfolur për një lidhje të mundshme me modelen 18-vjeçare Bella Harris.
Ajo është vajza e Janet Jackson, këngëtares së famshme që është edhe motra e Michael Jackson. Aludimet nisën pasi kjo e fundit postoi një foto me reperin në profilin e saj të Instagram-it ku shkruante: “Nuk ka vend tjetër ku do të doja të isha”. Drake është famëkeq për lidhjet e tij të shumta me vajzat në industri por sa i përket marrëdhënies me Bella-n ai ende nuk ka dhënë asnjë koment.