Aurela Hoxha dhe Endrit Mërtiri për vite me radhë ishin dyshja e pandarë, që bënin çdo gje bashkë. Por para pak kohësh, u përfol se nuk flisnin më me njëri-tjetrin. Kjo ndoshta edhe për shkak të distancës, pasi Aurela prej muajsh është zhvendosur në Barcelonë. Megjithatë dyshimet u shtuan edhe kur asnjëri prej tyre nuk e uroi tjetrin për ditëlindje, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë pasi dyshja i kanë bërë përherë dedikime njëri-tjetrit.
Së fundmi Aurela ka postuar një foto në Instagram, me mbishkrimin ;”Le të flasim për modën…” Në këtë postim, ka komentuar dhe Endriti:”Prapë do zihemi ne domethënë?” Ndoshta ky ka qenë debati midis dy miqve edhe pse komenti i tij është marrë në kuadrin e shakasë. Rëndësi ka që tashmë siç duket dyshja janë sqaruar dhe vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien e tyre të ngushtë.