Ardhja në jetë e më të voglës në familjen Malik, i ka kthyer gjithë sytë nga modelja Gigi Hadid. Ndonëse deri tani Gigi dhe Zayn kanë zgjedhur të mos e zbulojnë as emrin dhe as figurën, nuk kanë mundur të mos publikojnë pamjet më të ëmbla të vogëlushes.
Gigi ka ndarë një moment ku vajza i ka kapur dorën, shoqëruar me mbishkrimin: “Vajza ime”.
Vetëm disa ditë më parë Hadid nisi sfidën e fundit të ‘Instagram-it’, “Më trego një foto të….”, megjithatë ajo e shoqëroi me një fjali përjashtuese: “Mos kërkoni foto të vajzës se nuk do të ndodhë”.