Morena Taraku zbulon një pjesë të garderobës: Ashtu siç do e donte çdo vajzë!

Showbiz

Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku, njihet tashmë për jetën e saj tepër luksoze. 26-vjeçarja ka publikuar herë pas here në ‘Instagram’ foto të ndryshme të blerjeve të kushtueshme që ka bërë. Ajo çfarë është vënë re tjetër nga postimet e Tarakut, është “fiksimi” i saj për këpucët e markave më të njohura në botë.

Së fundmi Morena ka publikuar një foto ku mund të dallosh të gjitha këpucët e saj, por jo vetëm. Në foto dallohen dhe çantat e kushtueshme të firmës ‘Hermes’. Ashtu siç është dalluar dhe nga postimet e mëparshme të këngëtares, ajo kujdeset që çdo blerje e saj të jetë e markave origjinale.Kujtojmë se pak ditë më parë Morena u vlerësua me një çmim muzikor në Turqi, aty ku dhe ka vendosur të zhvillojë projektet e saj të ardhshme.