Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata e dhanë vetë lajmin e shtatzënisë dhe të gjinisë së bebes. Pa suspanca, pa supersticione e privatësi të tepërt, me anë të një story, Monika zbuloi se do të bëhen me vajzë.
Me një palë pupa rozë dhe shprehjen ‘It’s a girl’ ajo ka dhënë lajmin e mirë bashkëngjitur një fotoje të Lorikut në programin ‘Studio Champion’s League’ në syrin e të cilit ka vendosur një pikë loti. Ky është një lajm i mrekullueshëm për ta, pasi të dy dëshironin që Bojkeni të bëhej me motër. Vajzat janë pika e dobët e baballarëve, kështu që Loriku me të drejtë s’përmbahet dot!