Pas dy vjetësh lidhjeje me skenografin 37-vjeçar francez, aktorja italiane, e cila në vitin 2013 u nda nga Vincent Cassel, i ka dhënë fund marrëdhënes! Pasioni i tyre ishte i jashtëzakonshëm, dhe aktorja dukej shumë e lumtur kohët e fundit dhe këtë e pranoi edhe vetë Bellucci.
“Në historinë me Nicolas, ne ndiheshim kaq mirë me njëri-tjetrin dhe ky mashkull më mësoi kaq shumë gjëra: Ai është një person i cili ka një ndjeshmëri të vërtetë artistike”, shprehet ajo për ish-partnerin.