Momenti i vështirë i BurçinTerzioğlu

Showbiz

Aktorja BurçinTerzioğlu e cila interpretoi në rolin e protagonistes në serialin e paharrueshëm “Për tim bir”, është përballur ditët e fundit me një problem shëndetësor. Aktorja e njohur ka thyer këmbën dhe shkak për këtë është bërë një aksident i paparashikuar në shtëpi.

Ajo ka rrëfyer në një intervistë të shkurtër se për shkak të pakujdesisë ishte rrëzuar papritur nga shkallët. “Bëhet fjalë për një frakturë të vogël. Do më duhet të eci me vështirësi dhe më së shumti të pushoj përreth tre javë” shpjegoi ajo. Terzioglu zbuloi se po planifikonte një udhëtim të shkurtër pasi ta rimerrte veten”.

Gjithashtu aktorja ndau lajmin e mirë se së shpejti do të rikthehet në sheshxhirim për projektin e saj të ri. Për fat të mirë, duket se situata e saj shëndetësore po shkon drejt përmirësimit dhe është vetëm çështje kohe, deri sa jeta e saj ti riktheht normalitetit.