Edicioni i 25-të i MTV Movie Awards u ka ofruar shikuesve të qeshura pafund dhe momente ekskluzive edhe për dashamirët më të mëdhenj të filmit.
Nikoqirët Kevin Hart dhe Dwayne “The Rock” Johnson e hapën mbrëmjen me një version të “Mad Max: Fury Road” dhe prej këtu e tutje, atmosfera shkoi duke u nxehur.
Evenimenti i përvitshëm MTV Movie Awards ka mbledhur bashkë figura të shquara të ekranit, derisa fansat pritën me brohoritje yjet hollivudiane, si Charlize Theron, Jessica Chastain dhe Chris Pratt, gjatë parakalimit në tepihun e kuq.
Brohoritjet nuk munguan as për engjëjt e Victoria’s Secret, Gigi Hadid, Cara Delevigne dhe Kendall Jenner, që ishin të pranishme.
Për dallim nga vitet e kaluara, kjo ngjarje u zhvillua në studiot e Warner Bros në Burbank, ndërsa prezantues ishin aktorët Dwayne ‘The Rock’ Johnson dhe Kevin Hart.
Më poshtë jua sjellim listën e plotë të fituesve:
Filmi i vitit: “Star Wars: The Force Awakens”
Çmimi MTV Generation: Will Smith
Gjeniu i komedisë: Melissa McCarthy
Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio, “The Revenant”
Aktorja më e mirë: Charlize Theron, “Mad Max: Fury Road”
Shpërthimi i vitit: Daisy Ridley, “Star Wars: The Force Awakens”
Ngjarje e vërtetë: “Straight Outta Compton”
Dokumentari: “Amy”
Performanca më e mirë në komedi: Ryan Reynolds, “Deadpool”
Përleshja më e mirë: Deadpool (Ryan Reynolds) vs. Ajax (Ed Skrein), “Deadpool”
Puthja më e mirë: Rebel Wilson dhe Adam DeVine, “Pitch Perfect 2”
Karakteri negativ më i mirë: Adam Driver, “Star Wars: The Force Awakens”
Paraqitja më e mirë në aksion: Chris Pratt, “Jurassic World”
Paraqitja më e mirë virtuale: Amy Poehler, “Inside Out”
Ekipi më i mirë: “Pitch Perfect 2”
Heroina: Jennifer Lawrence, “The Hunger Games: Mockingjay — Part 2”