Data 27 korrik do të shënonte edhe kurorëzimin e dashurisë gati 10-vjeçarë të një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, moderatorëve dhe këngëtarëve të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta. Jehona e dasmës ka pushtuar të gjitha mediat sociale dhe portalet këto ditët e fundit, të cilat kanë zbuluar thuajse çdo ditë detaje nga dasma e shumëpërfolur e momentit. Orinda, e shoqëruar në altar nga babai duket rrezëllitëse, si një princeshë e shkëputur nga një botë përrallash. Është e pamundur të mos i lexohen buzëqeshja dhe emocionet teksa ecën krah të atit për të qëndruar më pas përballë mashkullit tjetër të rëndësishëm të jetës së saj, Turit.
Shihni në vazhdim disa nga momentet më të bukura të kësaj ceremonie.