Ngjarjet e Festivalit të Filmit në Kanë, i cili do të zgjasë deri të shtunën e datës 25 Maj vazhdojnë të ndiqen me interes të madh, kryesisht nga admiruesit e të famshmëve dhe media. Por jo gjithçka shkon gjithmonë siç duhet! As këtë vit nuk kanë munguar incidentet që i kanë vendosur yjet në fokusin mediatik.
Një rast i tillë është ai i ish-antares së “Destiny’s Child” Kelly Rowland. Kjo e fundit është fotografuar duke qortuar një roje sigurie. Fillimisht, ish-anëtarja Rowlland u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur teksa po zbriste në tapetin e kuq përpara premierës së “Marcello Mio”. Por më pas u vu re se ndërsa Rowland ngjiste shkallët, një punonjësie sigurie, mbajti krahun e saj lart pas yllit, duke e larguar atë nga turma.
Rowland, 43-vjeç, dukej tepër elegante e veshur me fustan të kuq, dhe bizhuteritë e kombinuara me të. Ajo e kompletoi pamjen e saj luksoze me një paruke të bardhë e grim të përsosur.
Nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi por çfarëdo të ishte duket se nuk i pëlqeu aspak artistes, e cila reagoi menjëherë kundrejt punonjëses së sigurisë. Këngëtarja, fituese e ‘Grammy’-it ngriti gishtin tregues duke e këshilluar punonjësen para të gjithëve. Deri tani ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të qartësuar se çfarë ndodhi saktësisht.