Moderatorja shqiptare së shpejti pjesë e serialeve turke

Showbiz

Prezantuesja Arbnora Ademaj së shpejti do të bëhet pjesë e serialeve dhe filmave turk. Pak ditë më parë, ajo ka arritur njw marrëveshje për pjesëmarrje në një film turk dhe më pas në seriale turke të cilat kanë audiencë të madhe në të gjithë botën. Arbnora ka treguar se propozimi nga produksioni turk i erdhi rastësisht.


“Ishte takim i rastësishëm, i pëlqeva si fytyrë dhe kemi menduar të jemi pjesë e disa filmave që ata kanë në realizim e sipër. Ata po kërkonin një femër e cila ka ndikim në media, në rrjetet sociale, në pjesën e Ballkanit. Ishte e pabesueshme për mua, mendoja që ndoshta s’është e vërtet”, ka shtuar Arbnora.