Moderatorja shqiptare merr ofertën e jetës

Showbiz

 

123343

Moderatorja shqiptare Klea Huta ka marrë një ofertë televizive shumë të madhe. Bukuroshja e ekraneve ka rënë në sy të producentëve turq, të cilët i kanë ofruar pjesëmarrjen në një serial turk. Ajo do të interpretojë përkrah një prej aktorëve më të dashur në Turqi, Engin Altan Düzyatan, që në Shqipëri është i famshëm për personazhin e tij Ertugrul.

“Është një serial që do të fitojë shumë shpejt zemrën e publikut”, ka treguar Klea për “GSH”.

“E takova ndërkohë që ai ishte në sheshxhirim me serialin “Ertugrul”. Unë isha së bashku me delegacionin nga Shqipëria dhe ishte një takim shumë miqësor. U ulëm dhe si tradita e do, na ofroi çaj. Më tej biseduam për projektin e ri që do të nisë së shpejti, ku ne të dy do të jemi pjesë. Engini ishte një person i thjeshtë, shumë i komunikueshëm dhe miqësor. Siç shihet edhe nga televizioni, ishte një mashkull shumë simpatik dhe një aktor shumë i kompletuar. Ishte bërë baba dhe ishte shumë i lumtur për këtë fakt. Bisedat kryesisht u vërtitën rreth telenovelës më të re që do të bëjmë së bashku. Më uroi suksese dhe më pas vijuam vizitën në ambientet ku dhe po luhet telefilmi “Ertugrul””, tregon aktorja.

Pavarësisht këtij projekti jashtë Shqipërisë, ajo thotë se nuk ka ndërmend ta braktisë vendin e saj.

“Nuk e kam menduar asnjëherë ta braktis Shqipërinë. Unë thjesht po shijoj famën si dhe po përpiqem të prek edhe skenat e tjera europiane jashtë Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që do të largohem përfundimisht”, rrëfen Kea. Kur bëhet fjalë për një produksion të këtyre përmasave, pritet që oferta të ketë një shpërblim të mirë monetar dhe sipas aktores kështu është në të vërtetë. “Mund të them që ishte një ofertë e majme, por natyrisht që nuk preferoj të jap shifrën”, shpjegon ajo.