Wendy Williams është një nga moderatoret më të njohura amerikane si dhe një aktore e suksesshme. Show televiziv që mban emrin e saj është ndër më të suksesshmit në Amerikë. Mendimet e Wendy për personazhet e njohur kanë shumë ndikim në publiik, madje i fundit që ka shprehur publikisht ka kthyer në kryefjalë mediatike Ariana Granden dhe të fejuarin e saj, Pete Davidson. Lidhja e tyre filloi pak javë më parë dhe shumë shpejt u fejuan.
Pikërisht këtë vendim ka diskutuar Wendy e cila ka thënë: “Si mund të njihesh me një person për një muaj dhe më pas vendos të fejohesh. Këta janë hapa shumë të mëdhenj për një 25 vjeçare. Unë i bëj thirrje Arianës të bëj kujdes me hapat që hedh. As të mos e mendojë të ngelë shtatzënë në këto momente. Dy fëmijë nuk mund të rrisin fëmijë”. Me këtë deklaratë duket se Wendy ka thënë gjithçka shumë fansa të këngëtares kanë pasur në mendje.